Futbollisti shqiptar nga Mali i Zi, Angjello Rudoviq, është në formën më të mirë dhe me ekipin e Deçiqit nga Tuzi, janë në pjesën e lart të tabelës (pas 18 jave) përkatësisht në vend të dytë me 31 pikë në Superligën e Malit të Zi.
Rudoviq nuk ka më shumë se 24 vjeç, luan në pozitën e mesfushorit dhe është shumë luftarak.
Merret vesh se për mesfushorin kanë shpreh interesim në Kosovë dhe në Shqipëri, por nuk jepen emrat e skuadrave.
Tani veç jemi në përfundim të stinorit vjeshtor dhe pritet që të ketë lëvizje në afatin kalimtar të janarit.
Gjithçka do të shihet se a do të mbetet Rudoviq pjesë e skuadrës shqiptare Deçiq apo do të shtegtojë në Shqipëri ose në Kosovë, eventualisht edhe në ndonjë shtet tjetër.
Duhet theksuar se para 5 viteve Rudoviq ka qenë edhe pjesë e ekipit PSV II nga Holanda.