Klopp flet për gjendjen e Shaqirit

Futboll

Klopp flet për gjendjen e Shaqirit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
Klopp flet për gjendjen e Shaqirit

Trajneri Jurgen Klopp ka mbajtur një konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Fulhamit që zhvillohet të dielën.

Gjermani ka njoftuar fillimisht se Kostas Tsimikas dhe Diogo Jota, janë në dyshim për t’u paraqitur për shkak të lëndimeve.

Asnjë lojtar tjetër nuk do të rikthehet, duke përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin.

Kloppi ka folur po ashtu rrugën e vështirë që përballet ekipi për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar.

"Ne thjeshtë duam që të fitojmë çdo ndeshje. Vitin e kaluar ne ishim nën presion nga vetvetja dhe tani nuk shikojmë fare çfarë po bëjnë ekipet e tjera.

Tani është shumë herët që të flasim për këtë punë. Duhet të krijojmë një bazë të fortë për gjithë vitin", deklaroi Kloppi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat