Tre finalistët për trajnerin e vitit nga FIFA

Futboll

Tre finalistët për trajnerin e vitit nga FIFA

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Tre finalistët për trajnerin e vitit nga FIFA

Marcelo Bielsa, Jurgen Klopp dhe Hans-Dieter Flick, janë tre finalistët për trajnerin e vitit nga FIFA.

Ishte trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, i cili reagoi ashpër ndaj inkuadrimit të Marcelo Bielsa, për trajnerin e vitit nga FIFA.

“Skandaloze, ai ka fituar Championship dhe konsiderohet ndër më të mirët!

Shikoni Thomas Tuchel, i cili fitoi Ligue 1 dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve, nuk është e drejtë aspak”, tha portugezi, transmeton lajmi.

Bielsa konsiderohet si njëri nga trajnerët me lojën më atraktive moderne, ai i bashkohet trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, i cili fitoi Premierligën pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Hans-Dieter Flick, fitoi Tripletën me Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat