Guardiola: United kundërshtar i fortë, Solskjaer e di çfarë të bëjë

Futboll

Guardiola: United kundërshtar i fortë, Solskjaer e di çfarë të bëjë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 21:23
Pep Guardiola

Nesër në orën 18:30 luhet ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Manchester City, në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.

Duke folur para gazetarëve në konferencën për shtyp, menaxheri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, u shpreh i kënaqur me përformancat e fundit të ekipit të tij, deri sa u pyet edhe për ecurinë e homologut të tij.

‘Ne do të përballemi me verzionin më të mirë të tyre nesër, janë tre pikë të rëndësishme dhe ata janë kundërshtar i fortë, por ne luajmë për fitore’, tha spanjolli.

‘Ne e dimë këtë, për këtë arsye paguhemi shumë. Është e rëndësishme që ata të dinë vlerën e Solskjaer, pa dyshim’, tha ai.

‘Nuk kam pse ti jap mbështetje, ai e di se në çfarë pune jemi dhe ai është i fortë ta përballojë atë. Në këtë sport, kur fiton je një gjeni, ndërsa kur humbet duhet të të pushojnë nga puna’, përmbylli Josep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat