Trajneri i RB Leipzig, Nagelsman kërkon Real Madridin ose Juventusin në Ligën e Kampionëve

Futboll

Trajneri i RB Leipzig, Nagelsman kërkon Real Madridin ose Juventusin në Ligën e Kampionëve

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 00:00
Julian Nagelsman

Shorti për fazën e eliminimi  hidhet të hënë, ku në garë kanë mbetur 16 klube. 

Një nga klubet që po vazhdon të bëjë mirë në Evropë është edhe RB Leipizg, me trajnerin Julian Nagelsman.

Ky i fundit i pyetur në lidhje me kundërshtarët që do të donte të kishte përballë, ai habit të gjithë me përgjigjen, duke preferuar Real Madridin ose Juventusin.

Mirëpo edhe më e çuditshme është arsyeja përse dëshiron t’i ketë përballë këto dy klube.

Nagelsmann ka thënë se pëlqen himnet e këtyre dy skuadrave, madje edhe mund t’i këndonte.

“Sa për rivalët, përpara ndeshjeve dëgjoj gjithmonë himnin e ekipit kundërshtar. Tani jam duke dëgjuar atë të Ëerderit. Gjithashtu më pëlqejnë ato të Real Madidit dhe Juventusit. Kanë hime të bukura. Prandaj do më pëlqente njëra prej tyre, le të presim shortin dhe të shohim”.

“Mund t’i këndoj ato, ndoshta jo me një spanjishte apo italiane perfekte”, ka thënë Nagelsman. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat