Krivanjeva: Jemi të detyruar që të bëjmë më të mirën

Futboll

Krivanjeva: Jemi të detyruar që të bëjmë më të mirën

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:38
Krivanjeva: Jemi të detyruar që të bëjmë më të mirën

Jemi vetëm dy ndeshje larg nga përfundimi i sezonit vjeshtor, ndërsa Shkupi sot luan ndeshjen e javës së 17-t, në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ku janë mysafir të KF Renova nga Tetova.

Pa dyshim që kjo ndeshje është me shumë vlerë për dy ekipet, ne kërkojmë të ruajmë diferencën dhe pozitën e dytë në renditje, ndërsa nga ana tjetër nikoqirët Renova është në situatë të vështirë këtë sezon dhe kërkon pikë që të largohet nga pozita e poshtme e tabelës.

Pikërisht për këtë duel, ka folur mbrojtësi i ekipit të Shkupit Besart Krivanjeva, i cili në duelin e të së mërkurën realizoi ndeshjen e tij të 100 me fanellën bardhekaltër.

“Jemi në përmbyllje të sezonit vjeshtor dhe para nesh kemi vetëm edhe dy ndeshje, ndërsa ky ka qenë një sezon shumë i lodhshëm, nga fakti se kemi luajtur nga dy ndeshje në javë.

Na presin edhe dy përballje mjaft të vështira, e fillimisht transferta në Tetovë kundër Renovës, ekip ky që sigurisht kërkon pikët e shpëtimit. Në fakt ne jemi të detyruar që të bëjmë më të mirën për të marrë pikët e plota dhe të vazhdojmë garën për kreun e tabelës.

Do të jetë ndeshje e vështirë, ku do të vendosin detaje, por shpresojmë që do të kthehemi triumfues”, është shprehur Krivanjeva për faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë se ekipi edhe në këtë ndeshje do të jetë i kompletuar, ndërsa ndeshja do të luhet në terminin e zakonshëm (13:00), ndërsa arbitër kryesor i ndeshjes është Marjan Markovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat