Koeman, dëshiron që Reali të fitojë derbin kundër Atleticos

Futboll

Koeman, dëshiron që Reali të fitojë derbin kundër Atleticos

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Koeman, dëshiron që Reali të fitojë derbin kundër Atleticos

Nga ora 21:00, Real Madridi do të presë në “Alfredo di Stevano” Atletico Madridin, për të zhvilluar ndeshjen e parë derbi për sezonin 2020/21.

Ai pyetur në konferencë për media se kush dëshiron të fitojë, Ronald Koeman dha përgjigje të papritur.

“Për ne më mirë është që të humbasë Atletico”, u përgjigj Koeman.

Ai ka këtë dëshirë për faktin se ekipi i Diego Simeones është shkëputur shumë në renditje në La Liga.

Me një ndeshje më pak të zhvilluar, Atletico ka tani 26 pikë, gjashtë më shumë se Reali dhe 12 më shumë se Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat