Wenger: Nuk është vështirë ta menaxhosh Ozil

Futboll

Wenger: Nuk është vështirë ta menaxhosh Ozil

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Mesut Ozil

Arsenali po përjeon seri negative të rezultateve, dhe vëmendja gjithnjë kthehet kah mesfushori, Mesur Ozil, i cili nuk dihet se pse nuk përsgjidhet nga menaxheri, Mikel Arteta.

Ozil u transferua tek Arsenali në vitin 2013, nga Real Madrid për një shumë rreth 43 milionë funte, por që e ka transformuar ekipin.

Pas shumë polemikave se Mesut Ozil është person i vështirë për tu menaxhuar, doli në mbrojtje të tij ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

‘Nuk ishte e vështirë ta menaxhoje atë. Ai ishte një djalë që kishte një cilësi të veçantë si lojtar krijues dhe duhej të argëtohej paska në fushë’, tha francezi për ‘ESPN’.

‘Ai është një artist dhe këta njerëz janë pak më të ndjeshëm. Ata kanë nevojë për mbështetje dhe një mjedis që i shtyn të japin më të mirën e tyre. Sa i përket organizimit të ekipit, i keni dy mënyra, nëse doni lojë më kompakte, atëherë i bëni të gjithë të bëjnë të njejtën gjë. Por, nëse doni lojtar kreativ, atëher duhet ta dini se atij i duhet më pak punë defanzive’, përfundoi Arsene Wenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat