Hummels i pakënaqur pas humbjes së thellë që pësoi Dortmund

Futboll

Hummels i pakënaqur pas humbjes së thellë që pësoi Dortmund

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:31
Mats Hummels

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Borussia Dortmund dhe Stuttgart në kuadër të xhiros së 11-të të Bundesligës.

Dortmund u mund me rezultat të thellë 1-5.

Golat për Stuttgart u shënuan nga Wamangituka në minutat 26’ dhe 53’, Forster 60’, Coulibaly 63’ dhe Gonzalez 90’.

Ndërsa për Borussia Dortmund, shënoi talenti i ri, Giovanni Reyna, në minutën 39’.

Tani, Dortmund qëndron në pozitën e pestë me 19 pikë, ndërsa Stuttgart në pozitën e shtatë me 17 pikë.

Mbojtësi i Dortmund, Mats Hummels, u shpreh tejet e pakënaqur me disfatën që pësoi ekipi i tij.

‘Ne gjithmonë përpiqemi të luajmë përmes hapësirave të ngushta dhe kjo rrezikon kur humbim topin”, tha Hummels për ‘Sky Germany’.

‘Nëse funksionon, duket futboll i bukur. Por rrallë ndodh. Kjo kërkon shumë aftësi. Poashtu shkoi keq sot. Edhe ne nuk luajtëm një pjesë të parë të mirë, por shkuam në pushim të lumtur që ishim të barabartë në 1-1’, tha 31 vjeçari.

‘Ata bënë punë të mrekullueshme, patën një plan, e ekzekutuan atë dhe ishin agresivë, ndërsa ne jo’, përfundoi Mats Hummels.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat