Paul Pogba siguron tifozët e Man Utd

Futboll

Paul Pogba siguron tifozët e Man Utd

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 23:31
Paul Pogba

Mesfushori i Mancheser United, Paul Pogba, është bërë ditëve të fundit lajm kryesor pas deklaratës së agjentit të tij, Mino Raiola, se koha e francezit ka mbaruar tek Manchester United.

Analistët dhe njohësit e futbollit e cilësuan deklaratën e Riolas të pa matur dhe jo korrekte, disa nga ta e cilësuan 27 vjeçarin si lojtarin më të mbivlerësuar në botë.

Por, tani pas lojës së luajtur me Manchester Cityn, të cilën Pogba startoi nga minuta e parë, ka siguruar tifozët e Manchester United për angazhimin e tij.

‘Unë gjithmonë kam luftuar dhe do të luftoj gjithmonë për klubin dhe shokët e mi të skuadrës gjithashtu edhe për tifozët’, tha ai.

‘Bla bla nuk është e rëndësishme. E ardhmja është larg, ajo që ka rëndësi është e tashmja dhe unë jam i përfshirë 1000%!’, tha 27 vjeçari.

‘Gjithnjë më të fortë sëbashku… gjithçka ka qenë e qartë midis klubit dhe meje dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë’, tha Pogba.

‘Kur nuk e dini se çfarë po ndodh brenda mos flisni fare’, përfundoi Paul Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat