“Kane, numri 9 më i miri në botë”

Futboll

“Kane, numri 9 më i miri në botë”

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 00:18
Kane

Ish sulmuesi i Tottenham, Teddy Sheringham shpreson se Kane të qëndrojë në skuadër, derisa Dele Alli i është thënë që “të këndillet” në kohën kur flitet për një largim të tij

Harry Kane është “numri 9 më i mirë në botë” dhe “çdo klub në botë do ta dëshironte atë” nëse ai do të lirohej nga klubi, ka thënë Teddy Sheringham, me Tottenham që sivjet duket një skuadër që do të luftojë për trofe.

Shumë kritik besojnë se klubi nga Londra Veriore e ka cilësinë që sivjet të luftojë për trofe.

“Nëse Harry Kane dëshiron të largohet nga Tottenham, ai do të mund të shkonte ku do që të dëshironte”, ka thënë ish sulmuesi i Tottenham për CardsChat.

“Mendoj që ai është numri nëntë më i mirë në botë. Mendoj që ai është shumë i mirë. Pra numri 9 më i mirë në botë. Kështu që Tottenham ka nevojë ta mbaj atë, nëse ata dëshirojnë të fitojnë. Nëse nuk dëshirojnë, kush e di ku do të përfundojë ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat