Conte qetëson tifozët rreth Eriksenit: Shumë shpejt do të lulëzojë

Futboll

Conte qetëson tifozët rreth Eriksenit: Shumë shpejt do të lulëzojë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 06:39
Christian Eriksen

Antonio Conte doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Cagliarin në Serie A.

Ai është pyetur edhe për situatën e Christian Eriksen, për të cilin janë rritur zërat se do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

”Nën drejtimin tuaj janë përmirësuar shumë futbollistë, por Eriksen nuk po ia del?”, u pyet trajneri italian.

”Kush tha që ai nuk është përmirësuar? Ju shihni vetëm ndeshjet, por unë e shoh në tërësi dhe bashkë me stafin tim jemi në dispozicion të të gjithë futbollistëve për t’i ndihmuar dhe për t’i përmirësuar. Ne i trajtojmë të gjithë njësoj, qoftë një 18-vjeçar apo një më i vjetër se Handanoviç. Disa janë përmirësuar më shpejt, ndërsa Eriksen mund të dojë pak më shumë kohë, por shumë shpejt do të lulëzojë edhe ai”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat