Ish-legjendës italiane të futbollit i vjedhin shtëpinë ditën e varrimit

Futboll

Ish-legjendës italiane të futbollit i vjedhin shtëpinë ditën e varrimit

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 09:15
Varrimi i mbajtur në Katedralen e Viçencës

Në ditën e varrimit të mbajtur në Katedralen e Viçencës, ndërsa e gjithë Italia po i jepte lamtumirën e fundit ish-legjendës së futbolit, Paolo Rossi, hajdutën kanë hyrë në shtëpinë e "Pablitos" në Bucine, në fshatin toskan në provincën e Arezzos.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi, edhe para se gruaja e tij Federica të kthehej nga Viçenca, ishte një mik i familjes i cili, pasi kishte gjetur shtëpinë të kthyer me "kokë poshtë" (sipas asaj që është konstatuar deri më tani, hajdutët hynë duke thyer një dritare të shtëpisë), lajmëroi menjëherë policinë.

Midis objekteve që mungojnë, janë disa bizhuteri, përfshirë një orë të Rossi-t. Sipas policisë, nuk duket se sendet sportive janë vjedhur.

Ditën e djeshme janë bërë homazhe nga mijëra tifozë të tij, ndërsa atij i është dhënë lamtumira e fundit. Ish-kampioni i Botës me Italinë në futboll, Paolo Rossi, prej muajsh vuante nga sëmundja e kancerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat