Legjenda e Man United nuk përmbahet: Çka janë gjithë këto përqafime pas ndeshjes?

Futboll

Legjenda e Man United nuk përmbahet: Çka janë gjithë këto përqafime pas ndeshjes?

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:52
Old Trafford

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, e ka vënë në pikëpyetje mungesën e pasionit në derbitë modern të Mançesterit, duke i kritikuar ashpër që shkëmbyen përqafime dhe shfaqën dëshirë për të qenë miq pas derbit të dobët pa gola të shtunën në Old Trafford.

Dy rivalët e përbetuar të qytetit, Manchester United dhe Manchester City i ndan pikët të takimin e djeshëm në Premierligë, i cili la shumë për të dëshiruar.

Në këtë ndeshje u dhanë vetëm dy kartonë të verdhë, e pazakontë për një derbi të zjarrtë në të cilin janë dhënë të kuq shpesh në vitet e kaluara.

Keane nuk u përmbajt pas ndeshjes, kur e analizoi lojën, dhe për më tepër i kritikoi lojtarët për sjelljen e tyre pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarët për shkak të përshëndetjeve me përqafime me kundërshtarët.

“Mund t’i gjesh shumë arsyetime. Ndeshja e sotme, tepër dobët në fund të saj, duke e parë cilësinë që e kanë këta lojtarë, atyre u mungon dëshira për ta fituar një ndeshje futbolli”, tha Keane për Sky Sports.

“Vetëm dy të ndëshkuar në një ndeshje derbi, pastaj nuk kam parë kurrë kaq shumë përqafime dhe biseda pas një ndeshjeje derbi”, shtoi ai.

“Nuk mund ta kuptoj dhe jam i tërbuar sepse ata duhej të përpiqeshin dhe ta gjenin një mënyrë për ta fituar ndeshjen”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat