Presidenti i skuadrës italiane përplaset me makinë, dërgohet në sptital me urgjencë

Futboll

Presidenti i skuadrës italiane përplaset me makinë, dërgohet në sptital me urgjencë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Modena njoftoi se Presidenti 82-vjeçar Romano Sghedoni është në spital pasi u përplas nga një makinë.

Sghedoni është gjithashtu President i Kerakoll, një kompani e madhe që prodhon dhe furnizon materiale ndërtimi.

Një deklaratë e lëshuar në faqen e internetit të klubit konfirmoi se Sghedoni kishte kaluar rrugën kur u godit nga një makinë në mbrëmjen e së Premtes më 11 dhjetor.

Ai u dërgua në spitalin Policlinico në Modena për mjekim.

“Ne dëshirojmë të sigurojmë të gjithë se situata monitorohet vazhdimisht dhe e qëndrueshme, pa ndonjë shqetësim veçanërisht serioz”.

“Presidenti Romano Sghedoni kërkon vetëm kohë dhe durim për t’u rikuperuar nga dëmtimet dhe falënderon të gjithë për mendimet e tyre pozitive.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat