De Biasi sqaron deklaratën e tij

Futboll

De Biasi sqaron deklaratën e tij

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:11
De Biasi sqaron deklaratën e tij

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, sqaroi deklaratën e tij se u kualifikua në Europian me një ekip më të dobët se Azerbajxhani. Italiani që ka dhe pasaportë shqiptare u përfol se kishte dhënë një deklaratë të tillë:

“U kam thënë lojtarëve edhe se jam kualifikuar në Kampionatin Europian me një skuadër më të dobët se ata. Duhet të besojmë në aftësitë tona”.

De Biasi në fakt u përball me shumë kritika nga tifozët shqiptarë dhe tashmë sqaron gjithçka.

“U kthye në mediatike dhe u ndërrua. Kam thënë që kur kemi filluar aventurën në Gjeorgji, skuadra që kisha marrë në dorë… Sigurisht e përmirësuam, morëm lojtarë që luanin jashtë.

Ndërsa unë këtu kam lojtarë që luajnë në kampionatin e Azerbajxhanit dhe nuk kanë eksperiencë ndërkombëtare”, – tha De Biasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat