Simeone merr përgjegjësinë e humbjes

Futboll

Simeone merr përgjegjësinë e humbjes

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Simeone merr përgjegjësinë e humbjes

Pas 26 ndeshjesh pa humbje, Atletico Madrid bie në “Alfredo di Stefano” përballë Realit në derbin e kryeqytetit, pasi u mposht me rezultatin 2-0.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Diego Simeone mori mbi shpinë të gjithë përgjegjësinë e humbjes dhe pranoi se skuadra vuajti jo pak përballë Realit, sidomos në aspektin e freskisë.

“Përgjegjësia është e trajnerit, që nuk ishte mjaftueshëm i kthjellët, për të orientuar skuadrën drejt një ndeshjeje më të mirë.

Ata e nisën shumë mirë ndeshjen dhe morën kontrollin e lojës, ndërsa ne e patëm gati-gati të pamundur të korrigjojmë diçka në pjesën e parë.

Më pas provuam me kartën Lemar, por nuk gjetëm barazimin, ndërsa Joao Felix bëri atë që i kërkova, por kishim nevojë për gjunjë më të freskëta”, u shpreh Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat