Vieri flet për Milanin

Futboll

Vieri flet për Milanin

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:15
Vieri flet për Milanin

Milani do të luajë ndaj Parmës ditën e sotme, ku kuqezinjtë do te kërkojnë të mbajnë vendin e parë në kampionat. Pas konsolidimit të vendit të parë në Europa Ligë,  skuadra e drejtuar nga Pioli do te vihet përballë një testi jo të lehtë. Një lajm i mirë për trajnerin italian është që Milani po fiton edhe pa Ibrahimoviçin.

Sipas ish legjendës së Milanit dhe Interit, Kristian Vieri, kuqezinjtë janë në drejtimin e duhur pasi fitojnë edhe pa lojtarin më të rëndësishëm. Megjithatë edhe pse Ibra është i dëmtuar, sipas tij ai është një luan dhe do të rikthehet në fushë.

“Milani ka treguar se është solid, se ka një dëshirë të madhe për të luftuar së bashku, për të bërë sakrifica, veçanërisht për të fituar. Ata janë mirë fizikisht dhe mendërisht, me dhe pa Ibrën: dhe në fakt ata kanë fituar shumë, edhe në mungesë të tij.

Por së shpejti luani do të kthehet. Dhe luani është i uritur, siç thotë ai. Përshtypja e parë duke parë Milanin? Entuziazëm, dhe me atë nuk ndjen asgjë: nëse fiton dhe kthehesh në pesë të mëngjesit nuk do të ndjesh lodhje, nëse humbet ndihesh sikur nuk ke fjetur për tre ditë dhe i ke të gjitha dhimbjet e botës. “- u shpreh Vieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat