Inzaghi: Ia dhuruam vetë fitoren Veronës

Futboll

Inzaghi: Ia dhuruam vetë fitoren Veronës

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Inzaghi: Ia dhuruam vetë fitoren Veronës

Stadiumi “Olimpico” nuk është më një “kështjellë” për Lazion, që mbrëmë pësoi humbjen e radhës në kampionat, me rezultatin 1:2 përballë Veronës.

Trajneri Simone Inzaghi akuzoi lodhjen dhe gabimet e të tijve si shkaktarë të humbjes, teksa foli edhe për sfidën e të martës ndaj Beneventos, që drejtohet nga vëllai i tij, Filippo Inzaghi.

Humbja ndaj Veronës – E dinim që do të kishim disa problem në aspektin fizik, por paraqitjen e bëmë dhe golat i kemi shënuar vetë në portën tonë, ndaj është e rëndë kur humbet kështu. Dy ditë më parë festuam një arritje të rëndësishme, ndërsa tani jemi të zhgënjyer dhe të acaruar, por e dimë që kampionati Italian është kështu dhe duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen e të martës ndaj Beneventos.

Stadiumi “Oimpico” po kthehet në tabu për Lazion – Nuk është shumë e vështirë t’i kuptosh disa gjëra. Kur luanim me tifozë, ishim të pagabueshëm në shtëpi, ndërsa tani kampionati ka ndryshuar dhe kemi shumë futbollistë që e ndjejnë jo pak mungesën e fansave.

Përballja me Pippon – Sfidat ndaj tij janë gjithmonë emocionuese. Kemi shumë pak kohë për ta përgatitur ndeshjen dhe duhet të bëjmë llogaritë edhe me lojtarët e pa disponueshëm. Siç po ndodh shpesh tashëm, duhet të luajmë edhe të parët.

Mungesat – Acerbi ka pasur një problem, për të cilin vetëm në ditët në vijim do të mund të mësojmë më shumë. Luis Felipen e lashë pushim, duke adoptuar Parolon mbrapa, pasi mungonte edhe Patric. Nuk kemi pasur as Luis Alberton, por kur luan me një kalendar të ngjeshur, lind nevoja të kesh sa më shumë lojtarë në dispozicion. Shpresoj që ndaj Beneventos të rikuperojmë emra si Muriqi, Lulic e Acerbi, të cilët mund të na ndihmojnë jo pak për të freskuar skuadrën. Mungesa e freskisë ishte vendimtare në humbjen ndaj Veronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat