Ramadani tregon se si fitoi sot Prishtina

Futboll

Ramadani tregon se si fitoi sot Prishtina

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Ramadani tregon se si fitoi sot Prishtina

Pas ndeshjes Prishtina-Ballkani 2:1, deklaratë dha edhe trajneri i klubit të futbollit, Zekirija Ramadani.

“Penalltitë në minutat e fundit lënë gjithmonë hapsire për trajnerët që pësojnë që të mendojnë se ndoshta nuk ishte penallti, nga vendi ku qendrova unë e pashë që kishte tërheqje ndaj Kryeziut në zonë”

“Në pjesën e parë e patëm më të vështirë pasi që na bëri të vështirë punën Ballkani në fillim, e në pjesën e dytë ndryshuam skemën duke krijuar rastet e tona”

“Jam i kënaqur me kolektivin pasi dhamë maksimumin dhe arritëm të fitojmë kundër Ballkanit që nuk është aspak e lehtë”

“Dua të themë se shumë e vështirë ka qenë ndeshja me Besën e as që dua të flas se sa do jetë e vështirë me Dritën”- përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat