Batatina: Klodian Duro është dashur ta dijë se së pari ka ardhur të luaj në 'Zahir Pajaziti'

Futboll

Batatina: Klodian Duro është dashur ta dijë se së pari ka ardhur të luaj në 'Zahir Pajaziti'

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:21
Klodian Duro është dashur ta dijë se së pari ka ardhur të luaj në 'Zahir Pajaziti'

Llapi arriti fitore të madhe për t’i ikur më në fund zonës që të rrëzon nga Superliga.

Skuadra nga Podujeva fitoi 3:2 në “Zahir Pajaziti” ndaj një rivali të fortë si Feronike.

Pas ndeshjes deklaratë për medie dha edhe trajneri i skuadrës fituese, Tahir Batatina.

“Klodian Duro është dashur ta dijë se së pari ka ardhur të luaj në “Zahir Pajaziti”, stadium ky që është i zjarrtë për secilën skuadër”

“Kemi dominuar non-stop, kemi realizuar mirë ndeshjen.. ata kanë ardhur të mbrohen me 3-5-2, por sido që të jetë djemtë luftuan dhamë maksimumin dhe treguam që Llapi nuk e meriton pozitën në të cilën ishim”

“Shumë skuadrave në Kosovë do t’iu dhemb koha kur të luajnë kundër Llapit, skuadra është në nivelin e duhur… shpresoj që t’i eleminojmë gabimet e vogla, fokusin do e kemi tek ndeshja ndaj Onix për kupë”

“Në pranverë do e shohim një Llap krejt më ndryshe, në fund të sezonit do jemi në pozitën e tretë, por asnjëher nuk thojmë se nuk mund të jemi në pozitën e dytë” – përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat