Kosovare Asllani e lumtur me golin

Futboll

Kosovare Asllani e lumtur me golin

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:43
Kosovare Asllani e lumtur me golin

Tjetër ndeshje me fanellën e Real Madridit, tjetër gol për Kosovare Asllanin.

Tetë fitore në nëntë ndeshjet e fundit, Real Madridi i vajzave vazhdon të shkëlqejë sezonin 2020/21.

Në takimin e fundit, Reali e ka mposhtur 8-1 Espanyolin në udhëtim ku golin e gjeti edhe sulmuesja shqiptare, Kosovare Asllani.

Ajo po kalon nëpër një formë mbresëlënëse, pasi sot shënoi golin e nëntë në 11 ndeshje këtë sezon.

“Tri pikë më shumë vazhdojmë ekipi!”, shkroi ajo në Instagram pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat