Trajneri nga Shqipëria: Në Kosovë kampion bëhesh vetëm me ndihmën e gjyqtarëve

Futboll

Trajneri nga Shqipëria: Në Kosovë kampion bëhesh vetëm me ndihmën e gjyqtarëve

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:57
Trajneri nga Shqipëria: Në Kosovë kampion bëhesh vetëm me ndihmën e gjyqtarëve

Trajneri i Feronikelit, Kloadian Duro është i ftuar në emisionin “Sports Show”

Duro nga Shqipëria, së bashku me panelistët diskutuan rreth ndeshjeve të këtij vikendi në Superligë.

Duro dha edhe mendimin e tij rreth penalltisë së dhënë në favor të Prishtinës në minutën e fundit të duelit kundër Ballkanit.

“Për mua, për të qenë tamam realist dhe me këto pamje nuk duhej të jepej penallti pasi ishte edhe dinamika e aksionit e edhe lojtari i Prishtinës nuk e kishte topin afër dhe nuk mund të rrezikonte.

Gjyqtari duhet të ishte më i qetë në vendimin e tij dhe ta kishte më të qartë, e them se për mua nuk duhej të jepej penallti”, tha Duro, raporton Gazeta Olle.

Ai duke debatuar me panelistët tjerë tha se në Kosovë kampion bëhen skuadrat që ndihmohen nga gjyqtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat