Mikel Arteta reagon pas disfatës nga Burnley, flet edhe për Xhakën

Futboll

Mikel Arteta reagon pas disfatës nga Burnley, flet edhe për Xhakën

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 08:48
Mikel Arteta

Arsenali humbi ndaj Burnley në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.

“The Gunners” pësuan humbjen e shtatë këtë sezon në kuadër të Premierligës, ndërsa rënja e tyre në tabelë është evidente.

Protagonist i kësaj ndeshje u bë Granit Xhaka, i cili në minutën 58’ u ndëshkua me karton të kuq, pasi që kapi për fyti Ashley Westwood.

Kritikat pasuan për sjelljen e shqiptarit nga analistët e futbollit.

Ndërkohë, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, foli për mediat në konferencën për shtyp, ai dha mendimin e tij për formën e ekipit, por u pyet edhe për Xhakën.

“Ne kemi edhe tre lojë këtë jave, do të shohim se ku do të ndryshojmë ekipin, kemi pasur disa lëndime dhe suspendime, do të shohim kush është i gatshëm për të mërkurën”, tha Arteta.

Duke e pyetur për sjelljen e Xhakës, se a ishte e papranueshme ai tha “Absolutisht”.

“Ai ka bërë një gabim që na ka kushtuar. Mënyra se si loja po luhej dhe dominimi që patëm tregonin qartë se do të fitonim. Por, pastaj kur jeni me 10 lojtarë atëherë është më e lehtë për kundërshtarin”, tha 38 vjeçari.

“Në këtë aspekt, Graniti e ka kaluar limitin. Nuk mund të bëjmë kësi soj gabimesh, është qasje e gabuar”, përfundoi Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat