​Këto dy ndeshje zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Futboll

​Këto dy ndeshje zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshje interesante edhe gjatë ditës së sotme derisa po zhvillohet xhiro e 18-të e këtij edicioni garues, përcjell KosovaPress.

Në programin e ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje të cilat startojnë nga ora 13:00.

Drita synon ta vazhdojë qëndrimin në kreun e tabelës dhe sot do të ballafaqohet me Arbërinë, skuadër kjo e cila ka pësuar rënie të formës pas një fillimi të suksesshëm në javët e para.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Trepçës 89’ dhe Drenicës. Këto dy skuadra renditen në pjesën e poshtme të tabelës, përkatësisht në vendet tetë edhe nëntë me dy pikë diferencë në të mirë të skuadrës mitrovicase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat