Tare zbulon lojtarin që donte Lazio por nuk e transferoi dot, një “vrasës” para portës

Futboll

Tare zbulon lojtarin që donte Lazio por nuk e transferoi dot, një “vrasës” para portës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:05
Igli Tare

Mos transferimi i Edinson Cavani te Lacio ndoshta është pengu më i madh i drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare.

I ftuar mëngjesin e sotëm në ruprikën “Special Edition By Arjola” nga moderatorja Arjola Shehu, Igli tregon se ka patur shumë futbollistë të cilët ka dashur që ti bëjë pjesë të Lacios por nuk ka arritur dot. Një ndër ta është Cavani futbollisti me të cilin Tare nuk ka mundur dot të finalizojë kontratën e transferimit.

A ka patur një lojtar që ti ke dashur shumë ta marrësh por ske arritur dot?

“Jo një por ka patur disa. Një prej tyre është Edinson Cavani. Ish-lojatari i Napolit, para se të shkonte te Napoli ka qenë shumë afër firmosjes së kontratës me Lacion, por disa faktorë  ndikuan që ai mos vinte këtu”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat