Takimi për të ardhmen e Calhanoglu të mërkurën, palët larg në qëndrime

Futboll

Takimi për të ardhmen e Calhanoglu të mërkurën, palët larg në qëndrime

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 18:41
Calhanoglu

Takimi midis menaxherit të Calhanoglu, Gordon Stipic, dhe dyshes Maldini-Massara në kuadër të diskutimeve për rinovimin e kontratës së mesfushorit sulmues (skadon në qershor 2021) do të zhvillohet të mërkurën. 

Palët janë ende shumë larg në qëndrime. Oferta e kuqezinjve është për një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, përkundër një kërkese të lartë prej 7 milionësh të lojtarit, shumë që konsiderohet e ekzagjeruar nga drejtuesit e Milanit.

Nuk përjashtohet ssnjë skenar, madje në dritare po përgjon Interi, që pretendon ta marrë futbollistin turk si lojtar të lirë verën e ardhshme, sigurisht duke ia plotësuar kërkesat financiare.

Calhanoglu nuk dëshiron të ndryshojë qytet dhe me kënaqësi do ta pranonte ofertën e zikaltërve.

Takimi i së premtes do të jetë ndërmjetësues. Milani synon ta mbajë lojtarin, por pretendimet e menaxherit konsiderohen jashtë realitetit. “Synimi ynë është të përpiqemi që ta mbajmë Calhanoglu”, – tha disa ditë më parë Paolo Maldini. “Vullneti i klubit është të vazhdojmë, presim një hap prapa nga pala tjetër”. Përveç Interit, që po mendon seriozisht për Calhanoglu, është edhe Manchester United që i ka hedhur sytë tek ky futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat