Zlatan Ibrahimovic rikthehet në stërvitje – gati për duelin ndaj Genoas

Futboll

Zlatan Ibrahimovic rikthehet në stërvitje – gati për duelin ndaj Genoas

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 18:45
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Milanit përpara ndeshjes ndaj Genoas.

Sulmuesi suedez nuk është paraqitur për klubin e tij që kur u dëmtua gjatë një fitore 3-1 ndaj Napolit më 22 nëntor.

Sidoqoftë, Milanit nuk i ka munguar shumë suedezi, pasi “Rossonerët” kanë regjistruar fitore në ligë ndaj Fiorentina dhe Sampdoria para barazimit të së dielës në shtëpi me Parma.

Ende nuk dihet nëse Zlatan Ibrahimovic do të luajë nga minuta e parë në takimin e ardhshëm ndaj Genoas.

Pas takimit me Genoan, Milan përballet me Sassuolo dhe Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat