Batatina – analistit Hashani: A punon në SHIK?

Futboll

Batatina – analistit Hashani: A punon në SHIK?

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:37
Batatina dhe Hashani

Skuadra e Llapit nuk e filloi mirë sezonin në Superligën e Kosovës, por u përmirësua në xhirot e fundit, teksa u largua nga zona e kuqe.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina foli për skuadrën e tij dhe për shumë gjëra tjera.

Në një pjesë të emisionit u diskutua edhe për vonesat e pagave tek klubet nga Kosova, ku foli lojtari i Prishtinës, Gledi Mici, kryetrajneri i Llapit, Tahir Bataina dhe ish futbollisti i njohur tani analisti, Erdin Hashani.

Hashani gjatë debatit ka pyetur trajnerin e Llapit, Batatinën se a i ka paguar operimin futbollistit të tyre, Liridon Lecit.

“Nuk është punë e jotja se a kanë marrë pagat lojtarët, mos u merrni me punë menaxheriale. Lecit i paguhet pjesa e lëndimit, Leci e merr pagën dhe komplet pjesën e kontratës. Krejt analistat janë t’u na prish futbollin, mos u prek ti shumë, si ti janë. Mos u merrni me çështje menaxheriale të klubeve. Nuk je ti ai që e zgjidh atë problem”, i reagoi Batatina-Hashanit.

“Kërkush nuk po i shtin me zor me jep para. Kanë interes, kërkush nuk të shtin me zor me jep. Përderisa e bën kontratën me futbollistë duhet të jesh fer, prej të 1-10. E keni Ballkanin e Dritën shembull”, më pas theksoi Hashani.

Në fund Batatina theksoi se nuk i di çështjet e Ballkanit dhe Dritës, kurse Hashani potencoi se ai i di.

“Ti që punon në SHIK për me dit…”, përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat