Ronaldo reagon pasi u përfshi në ‘Formacionin e Ëndrrave’ nga France Football

Futboll

Ronaldo reagon pasi u përfshi në ‘Formacionin e Ëndrrave’ nga France Football

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:33
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka reaguar në lidhje me ‘Formacionin e Ëndrrave’ të publikuar nga France Football.

Mediumi francez përzgjodhi tri formacione nga lojtarët më të mirë të të gjitha etapave, derisa ylli portugez ishte në të parin.

Ronaldo ka thënë se ai është i nderuar që France Football e ka përzgjedhur atë në formacionin më të mirë të të gjitha kohërave.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e France Football në të gjitha kohërat. Sa ekip i mrekullueshëm i ëndrrave … Ata të gjithë meritojnë respektin dhe admirimin tim dhe unë padyshim që jam krenar që jam në mesin e lojtarëve të tillë të jashtëzakonshëm. Faleminderit”, ka shkruar portugezi.

Ronaldo në sulm gjendet se bashku me Lionel Messi dhe Ronaldo Nazarion, e që aty janë edhe shumë emra të tjerë të njohur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat