Wolves-Chelsea dhe Manchester City-WBA, “ndezin” javën e 13-të

Futboll

Wolves-Chelsea dhe Manchester City-WBA, “ndezin” javën e 13-të

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
Wolves-Chelsea dhe Manchester City-WBA, “ndezin” javën e 13-të

Nuk ka kohë për ndalesa në kampionatet më të rëndësishme europiane të cilat rikthehen këtë mesjavë me sfida të rëndësishme.

Në Premier League, raundi i 12-të i ka lënë shumë shpejt vendin javës së 13-të që do të nisë sot në orën 19:00 me sfidën delikate mes Wolves dhe Chelsea-t, dy skuadrave që nuk morën pikë në javën e fundit pasi u mposhtën minimalisht nga Aston Villa dhe Everton.

Nëse Wolves i këtij sezoni nuk është më e njëjta skuadër si një vit më parë për shkak edhe të disa largimeve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Chelsea-n që është përforcuar ndjeshëm dhe nuk i lejohet një tjetër hap fals.

Me një sukses sot Blutë e Londrës do të ngjiteshin në kuotën e 25 pikëve, duke barazuar përkohësisht në krye të renditjes Liverpoolin dhe Tottenhamin që do të sfidojnë njëra-tjetrën të mërkurën. Misioni për të marrë maksimumin e pikëve ndaj Wolves së Nuno Espirito Santo nuk do të jetë i lehtë për skuadrën e Lampard që gjithsesi është e avantazhuar.

Në mbrëmje në orën 21:00 do të jetë radha e Manchester City-t që pas barazimit në derbi do të tentojë me të gjitha mënyrat të fitojë sfidën ndaj West Bromwich Albion për të mos humbur më shumë terren me kreun e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat