Moratti: Conte ka karakter të vështirë

Futboll

Moratti: Conte ka karakter të vështirë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:39
Moratti: Conte ka karakter të vështirë

Massimo Moratti nuk rresht së foluri për skuadrën e tij të zemrës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-presidenti zikaltër foli për eliminimin e Interit nga Championsi, teksa dha një mendim për shanset që ka skuadra e Contes për të fituar kampionatin, duke nënvizuar se favorit mbetet gjithmonë Juventusi.

Më tej Moratti theksoi se nëse do të ishte ai president, vështirë se Conte do të ishte akoma në stolin zikaltër, ndërsa foli edhe për ndarjen e parakohshme nga jeta të Paolo Rossit.

Eliminimi – "Zhgënjim i madh eliminimi i Interit nga kompeticionet europiane, edhe pse grupi nuk ishte aspak i lehtë. Gjithsesi, pritshmëritë ishin të mëdha. Tani të fokusohemi në kampionat, aty ku shoh që po shprehemi shumë mirë".

Skuadra– "Disa lojtarë nuk kanë rendimentin e duhur për të tentuar objektiva të mëdha. Ne gjithashtu duhet t’i vendosim në një pozicion tjetër, për t’i parë ata të bëjnë mirë në role të tjera. Eriksen nuk mund ta gjykojmë, prisja më shumë nga ai, por ka luajtur shumë pak."

Titulli – "Juventusi mbetet gjithmonë i frikshëm".

Conte – "Grupi duhet t’i përshtatet plotësisht stilit të trajnerit. Antonio është një trajner i aftë dhe shumë i mirë, por ka një karakter të vështirë. Nuk besoj nëse unë do t’i kisha rezistuar kaq gjatë".

Paolo Rossi – "Dhimbje e madhe ikja e tij. Paolo ishte një nga djemtë më të mirë në Itali, po të isha president në kohën që luante futboll, do të bëja gjithçka ta marrja në ekipin tim. Kam qenë i dashuruar pas tij, humbja e tij ishte diçka e papritur dhe tepër e trishtë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat