Çekiçi - protagonist te goli i fitores për skuadrën turke

Futboll

Çekiçi - protagonist te goli i fitores për skuadrën turke

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:10
Çekiçi -  protagonist te goli i fitores për skuadrën turke

Endri Çekiçi po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi, aty ku luan për skuadrën e Ankaraguxhu.

Mesfushori pogradecar ka qenë protagonist ditën e sotme, në fitoren e skuadrës së tij ndaj Hatajspor me rezultatin 2:0.

Talenti i Kombëtares dha asistin në minutën e 69’, në golin e parë të ndeshjes  të shënuar nga kroati Zvonimir Sarlija.

Në këtë mënyrë Çekiçi tregon edhe njëherë se ka gjetur formën e mirë dhe është përshtatur shpejt në kampionatin turk, ku kaloi në orët e fundit të merkatos së verës nga Olimpia Ljubjana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat