Ylli i Interit, pasues i Pogbas te Man Utd

Futboll

Ylli i Interit, pasues i Pogbas te Man Utd

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Paul Pogba

Christian Eriksem mund të rikthehet në Premier League që në janar, Interi dëshiron ta shesë mesfushorin e blerë për 20 milion euro nga Tottenham një vit më parë. Trajneri Antonio Conte nuk e ka preferencë të parë mesfushorin.

Në këto kushte edhe për Interin transferimi i tij merr prioritet. The Sun shkruan se Manchester United është gati ta blejë Eriksen që në muajin janar.

Zikaltrit duan 30 milion euro për kartonin e tij. Për shumën palët mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Djajtë e kuq” i rikthehen pistës Eriksen për shkak se po mendojnë të shesin Paul Pogba këtë verë. kështu ata do ta zëvendësonin francezin gjashtë muaj para dhe do të ishte diçka pozitive.

Mesfushori e njeh mirë kampionatin anglez dhe të United besojnë se mund të tregoje vlerat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat