Skuadrat e vëllezërve Inzaghi ndeshen sot

Futboll

Skuadrat e vëllezërve Inzaghi ndeshen sot

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Skuadrat e vëllezërve Inzaghi ndeshen sot

Skuadra e Simene Inzaghi, Lazio udhëton sonte për t’u përballur me Beneventon dhe babai i tyre, dëshiron që ndeshja të përfundojë me barazim

Vëllezërit Inzaghi përballen me njëri tjetrin sonte ku Benevente pret në Ciro Vigorito Lazion sonte.

Simone e ka fituar takimin e parë me Filippon, kur Lazio mposhti Bolognan 2-0 në stadiumin Dall’Ara në dhjetor 2018.

Benevento për momentin është në vendin e 15 në Serie A, me Lazio që është nëntë pozita më lartë dhe babai i tyre, Giancarlo nuk ka shumë guxim që ta parashikojë ndeshjen.

“Shpresoj që dy djemtë e mi ta ruajnë qetësinë në këtë ndeshje”, i ka thënë ai Il Messagfero. “Në fund, do të festoj nëse përfundon barazim”.

“Ndoshta do të kënaqesha nëse Benevento fiton, por për fat, nuk dëshiroj që të bëj ndonjë parashikim”.

Ai ka shtuar se pret që Filippo dhe Simone të flasin bashkë para ndeshjes në Serie A.

“Unë dhe Marina do ta shikojmë ndeshjen në TV, ndoshta edhe gjyshja e tyre Maria, 93 vjeçare do ta shikon”.

“Jam i sigurt se fëmijët e mijë do të flasin para ndeshjes, ashtu sikurse bëjnë çdo ditë edhe herëve tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat