Wolves “blidon” Dendocker, kontratë deri në vitin 2023

Futboll

Wolves “blidon” Dendocker, kontratë deri në vitin 2023

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Wolves “blidon” Dendocker, kontratë deri në vitin 2023

Pas emravet të tillë si Conor Coady, Raul Jimenez, Max Kilman dhe Pedro Neto, Wolverhampton “blindon” edhe Leander Dendoncker, duke i rinovuar zyrtarish kontratën.

Mbrojtësi, i cili mund të luajë edhe në mesfushë, firmosi deri në vitin 2023 me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Belgu është pjesë e Wolves që nga viti 2018, kur u transferua nga Anderlechti.

25-vjeçari është pjesë e rëndësishme e formacionit të trajnerit Nuno Espirito Santo, i cili e vlerëson shumë futbollistin.

Vetë Dendoncker u shpreh shumë i lumtur për rinovimin e kontratës dhe se te Wolverhampton ndihet si në shtëpi, pasi të gjithë janë treguar të sinqertë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat