Fiorentina, gati të kthejë ish-sulmuesin e Milanit

Futboll

Fiorentina, gati të kthejë ish-sulmuesin e Milanit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:52
Fiorentina, gati të kthejë ish-sulmuesin e Milanit

Fiorentina nis punën përsa i takon merkatos së janarit.

Drejtuesit e klubit vjollcë janë vënë në kërkim të një sulmuesi dhe alternativa kryesore është ish-lojtari i Milanit, që tani aktivizohet te Hertha e Berlinit, Krzysztof Piątek.

25-vjeçari këtë sezon me fanellën e klubit gjerman në 11 aktivizime ka shënuar 3 gola.

Pavarësisht paraqitjes së futbollistit, drejtuesit e klubit nuk e përjashtojnë shitjen e tij, por çdo klub që interesohet për katonin e polakut duhet të paguajë 18 milionë euro, shumë kjo që për momentin konsiderohet e lartë nga italianët.

Por Piątek nuk është sulmuesi i vetëm që vjollcët po monitorojnë, pasi edhe Aleksandr Kokorin i Spartakut të Moskës është në listën e klubit toskan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat