Valderrama shpërthen kundër VAR-it

Futboll

Valderrama shpërthen kundër VAR-it

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:32
Valderrama shpërthen kundër VAR-it

Meqenëse përdorimi i tij u miratua më shumë se katër vjet më parë, VAR vazhdon të jetë në qendër të polemikave dhe sulmeve. Tani, Carlos Valderrama mendon t’i shtojë benzinë zjarrit dhe të shkaktojë një trazirë të madhe me deklaratat e tij të fundit.

Ish-kapiteni dhe legjenda kolumbiane e quajti video-teknologjinë në fushë të padobishme. “Mendova se do të ndihmonte arbitrat, – tha Valderrama në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube, – por kështu, përkundrazi, gjyqtarët nuk fishkëllejnë, nuk bëjnë asgjë. Ata hyjnë në fushë, por nuk bëjnë asgjë, sepse nuk marrin vendime”.

“Jo vetëm në Kolumbi”
Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Kolumbisë, i cili mori pjesë në Kupat e Botës “Italia 1990”, “SHBA 1994” dhe “Francë 1998”, tha se futbolli “ka ndryshuar për keq, sepse as nëna ime nuk e kupton VAR”.

Në këtë kuptim, ai theksoi se arbitrimi i keq nuk është ekskluziv i Kolumbisë, por zhvillohet në të gjithë botën: “E njëjta gjë ndodh në të gjitha vendet. Në Amerikën e Jugut, në Angli, në Spanjë; në të gjitha pjesët e botës. VAR është i padobishëm, përndryshe gjyqtarët duhet të hiqen, sepse ata tani janë kllounë. Bëhen kllounë, sepse nuk marrin vendime”.

Provokimi i Valderramës
Valderrama, i cili mbushi 59 vjeç këtë vit, tha se “gjyqtarët merrnin dikur vendime edhe të gabuar, por u pa si diçka normale, sepse ato janë qenie njerëzore. Tani gjyqtarët janë të padobishëm. Ata hyjnë në fushë dhe nuk vendosin për asgjë. Nëse ka një dorë në fushë, duhet ta shikosh në VAR; nëse ka një goditje këndi, duhet ta shikosh në VAR; nëse ka një penallti, duhet ta shikosh në VAR… Pra, le të shpikim një lojë të re pa gjyqtarë dhe le ta lëmë VAR ta drejtojë ndeshjen”. 

Në mediat sociale, debati shpërtheu menjëherë midis atyre që pajtohen me ish-yllin e Amerikës së Jugut dhe atyre që në vend të kësaj i etiketojnë deklaratat e tij si një provokim të thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat