Berbatov: Nuk e kuptoj se çfarë duan Messi dhe Ronaldo

Futboll

Berbatov: Nuk e kuptoj se çfarë duan Messi dhe Ronaldo

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Berbatov: Nuk e kuptoj se çfarë duan Messi dhe Ronaldo

Dimitar Berbatov, legjenda e Manchester United dhe Tottenham, konsideron që Robert Lewandowski duhet të jetë fituesi i “The Best FIFA” për vitin 2020, çmim që do të jepet këtë të enjte.

Ai ngre dyshimet e tij pse Messi dhe Cristiano Ronaldo po e shoqërojnë polakun në podium, pas një viti kalendarik, ku ata nuk kanë qenë veçanërisht vendimtar sa bomberi i Bayern Munich:

“Unë jam i befasuar që Cristiano Ronaldo dhe Messi janë ndër finalistët. Nuk jam shumë i sigurt nëse ata duhet të ishin në ato pozicione. Por, fatkeqësisht futbolli është një biznes dhe prapa skenave ka një punë të agjentëve, të shtypit… Ka shumë përtej kamerave dhe asaj që ne shohim. Më i miri për vitin 2020 duhet të jetë Lewandowski dhe nëse nuk ndodh kështu, është e qartë se do të jetë një padrejtësi e madhe”.

Për dy kandidatët e tjerë në podium, Berbatov është i sinqertë. “Unë nuk jam shumë i qartë se kush duhet të jetë ai, që e shoqëron Lewandowski. Këtë vit nuk ka rëndësi sepse, kushdo që e shoqëron atë, polaku duhet të fitojë”.

Në analizën e tij, Berbatov shkoi përtej së tashmes: “Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin modern. Dhe kjo është një temë në të cilën, në fund të fundit, nuk mund të pajtohesh me të gjithë. Po, ka sulmues të tjerë të shkëlqyeshëm si Kane, Messi, Cristiano, Agüero…, të cilët kanë shënuar shumë gola për shumë vite dhe janë ndër më të mirët.

Por, mënyra se si lëviz Lewandowski në fushë…, për mua është në top-3 sulmuesit për momentin, është madhështor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat