Juventusi investoi 40 milion euro në janar

Futboll

Juventusi investoi 40 milion euro në janar

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Dejan Kulusevski

Në janar të këtij viti, Juventusi kreu një superinvestim duke paguar plot 40 mln euro te Atalanta për kartonin e Dejan Kulusevski, talenti suedez i rritur në Bergamo dhe më pas i huazuar te Parma për dy sezone (10 gola në 36 ndeshje dhe 10 12 asist)…

Ishte ndër më të spikaturit e Serie A dhe vetëm 19 vjeç në atë kohë (20 i mbushi në prill). Natyrisht, prishmëria ishte e madhe dhe për të bërë diferencën në një skuadër “big” dhe me ambicje.

Sezoni nisi mjaft mirë dhe në daljet e para, sulmuesi i krahut shkëlqeu, aq sa shënoi dhe dy gola, por më pas diçka ngeci ose shkoi keq. Ndoshta luhatjet e zakonshme të të rinjve, ndoshta transferimi i Federico Chiesa te “Zonja”, ose dhe skemat e Pirlos.

Sot Kulusevski është kthyer në lojtar stoli dhe në të shumtën e rasteve aktivizohet në pjesën e dytë duke llogaritur 531 minuta në fushë në 11 javët e para të kampionatit.

Sonte Juventusi do të përballet me Atalanta, pikërisht ekipi ku ai bëri debutimin në Serie A, por tifozët dhe klubi presin më shumë, ose të paktën të shohin atë lojtar që u pa te Parma dhe bënte diferencën ne krah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat