​Milan me kontratë të re për Calabrian

Futboll

​Milan me kontratë të re për Calabrian

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:35
Davide Calabria

Milan janë të gatshëm t’i ofrojnë Davide Calabrias një kontratë të re, raporton “Calcio Mercato”.

Kontrata aktuale e 24 vjeçarit në “San Siro” nuk skadon deri në vitin 2022.

“Rossonerët” janë të gatshëm t’ia zgjasin atë edhe për dy vite të tjera.

Calabria ka bërë 127 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Milan, që prej kohës kur ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat