Shkëndija kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut! Tetovarët humbin me një penallti të dyshimtë

Futboll

Shkëndija kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut! Tetovarët humbin me një penallti të dyshimtë

Nga: K.Goca Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Shkëndija kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut! Tetovarët humbin me një penallti të dyshimtë

Shkëndija nga Tetova është kampion vjeshtor në Maqedoninë e  Veriut. Ata si vendas pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Pelisteri i Manastirit. 

Mysafirët shënojnë fitore nga një penallti e dyshimtë, që e realizon Manevski në minutën e 90-të.

“Përfundon 0:1 pas një penalltie të dyshimtë në favor të Pelisterit e akorduar në minutat e fundit të ndeshjes”, shkruan në faqen e KF Shkëndijes. 

Shkëndija kryeson me 39 pikë, 6 më shumë se Shkupi dhe Makedonija GP, ndërsa Pelisteri renditet në pozitën e 10-të me 18 sosh.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut 

Shkëndija-Pelisteri 0:1
Rabotniçki-Boreci 2:1
Sileksi-A. Pandev 2:1
Shkupi-Struga TL 1:2
Bellasica-Vardari 0:3
Makedonija GP-Renova 2:3

Tabela
1. Shkendija    18    11    6    1    36:12    39
2. Shkupi    18    9    6    3    28:17    33
3. Makedonija GP    18    10    3    5    31:24    33
4. Struga Trim & Lum    18    7    7    4    20:15    28
5. Vardari    18    6    7    5    24:24    25
6. Boreci    18    7    4    7    20:20    25
7. Rabotniçki    18    5    9    4    22:20    24
8. Sileksi    18    6    4    8    25:22    22
9. Renova    18    4    7    7    19:25    19    
10. Pelisteri    18    4    6    8    15:22    18
11. Akademija Pandev        18    5    2    11    13:23    17
12. Bellasica    18    2    3    13    12:41    9

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat