Projektohet shkëmbimi, Eriksen-Xhaka!

Futboll

Projektohet shkëmbimi, Eriksen-Xhaka!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:48
Projektohet shkëmbimi, Eriksen-Xhaka!

Për Christian Eriksen nuk ka më vend te Interi, pasi 2020-ta e danezit te zikaltërit ka qenë me shumë ulje-ngritje me Eriksen që nuk ka arritur të përshtatet.

Gjasat janë që mesfushori skandinav të largohet nga Interi në merkaton e janarit, por duke patur parasysh që ofertat mungojnë.

Eriksen mund të shkëmbehet me Granit Xhakën, i cili pëlqehet nga Antonio Conte dhe ashtu si danezi nuk po kalon një situatë fort të këndshme te “topçinjtë”, ku së fundmi ka humbur edhe vendin e titullarit.

Edhe Xhaka është me valixhe në duar dhe duke patur parasysh karakteristikat e shqiptarit ai do të ishte një përforcim shumë i vlefshëm për trajnerin i zikaltërve i cili kërkon lojtarë të fortë fizikisht në mesfushë por edhe që të kenë vizion për lojën dhe Xhaka mund të jetë i duhuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat