Prishtina në presionin e sfidës me kampionin

Futboll

Prishtina në presionin e sfidës me kampionin

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:19
Prishtina në presionin e sfidës me kampionit

Prishtina përgatitet për sfidën e madhe të së dielës, kundër kampionit në fuqi, Dritës nga Gjilani.  

Lideri udhëton në stadiumin “Fadil Vokrri” për fitore dhe të shpallet kampion vjeshtor, ndërsa Prishtina synon që të ngushtojë epërsinë me kreun e tabelës.

“Të dielën mbyllet stinori vjeshtor me ndeshjen e mbetur”, shkruan në faqen e FC Prishtina.  Prishtina është në presionin e sfidës me kampionin.

Drita udhëheq renditjen me 40 pikë, pasojnë Ballkani me 38, Prishtina me 31, Gjilani me 26 pikë etj.

Prishtina-Drita dhe Ballkani Gjilani janë ndeshjet e mbetura të elitës së futbollit të Kosovës.

Superliga e Kosovës:
E shtunë (19 dhjetor)

12:30 Ballkani – Gjilani

E diel (20 dhjetor)

13:30 Prishtina – Drita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat