Nuk firmosi

Futboll

Nuk firmosi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Nuk firmosi me Laçin, Pacult zyrtarizohet te skuadra e re!

Nuk firmosi me Laçin, Pacult zyrtarizohet te skuadra e re!

Peter Pacult ish-trajneri i Kukësit u përfol si tekniku që mund të merrte drejtimin e Laçit pas largimit të Armando Cungun, por marrëveshja me austriakun nuk u arrit dhe kurbinasit zgjodhën Shpëtim Duron për t’i besuar stolin. Gjithsesi nuk ka vonuar shumë dhe Pacult ka gjetur menjëherë një skuadër të re.

61-vjeçari ka qëndruar në vendëlindjen e tij teksa është zyrtarizuar si trajneri i ri i Austria Klagenfurt, skuadër që luan në ligën e dytë austriake por synon ngjitjen në Bundesligën austriake.

Pacult ka firmosur deri më 30 qershor të 2021-t dhe do të debutojë në 4 janar me skuadrën e tij të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat