Presidenti i Bayernit: Asnjëherë nuk do ta transferojë Mbappen në “Allianz Arena”

Futboll

Presidenti i Bayernit: Asnjëherë nuk do ta transferojë Mbappen në “Allianz Arena”

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Kylian Mbappe

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe padyshim është një ndër talentët më të mirë në futbollin evropian.

Lista e skuadrave që e duan francezin është e madhe, por Bayern Munich ka konfirmuar se nuk është i interesuar.

Presidenti i “Bavarezëve”, Karl-Heinz Rummenigge ka theksuar se i pëlqen si luan lojtari, por asnjëherë nuk do e transferojë në “Allianz Arena” shkaku i miqësisë së mirë me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi.

“E dua Mbappen dhe mënyrën si luan, por ne asnjëherë nuk do ta sjellim të Bayerni”.

“Ai është mirë aty ku është. Nasser Al Khelaifi është mik i imi i mirë dhe nuk do ta shqetësojë për këtë”, deklaroi ai.

Real Madridi shihet si destinacioni favorit, në rast se Mbappe refuzon rinovimin me “Parisienët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat