Skënderbeu guxon, por e kushtëzon organika e limituar

Futboll

Skënderbeu guxon, por e kushtëzon organika e limituar

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Skënderbeu guxon, por e kushtëzon organika e limituar

Ky është një vit veçanërisht i vështirë, veçanërisht për Skënderbeun.

Pas goditjes që mori nga UEFA, klubi korçar në dy sezonet e fundit, të kushtëzuara natyrisht nga mungesa e pjesëmarrjes në Europë, ia ka dalë të garojë me meritë, duke u renditur në fund të kampionatit në pozicione për t’u respektuar. Më saktësisht, në vendin e  katërt si në sezonin 2018-2019 dhe po ashtu dhe edicionin e kaluar, vende që pa dënimin në fuqi do ta kishin çuar në kompeticionet europiane.

Sezoni aktual, ndërkohë, po demonstrohet shumë më i vështirë, natyrisht me një buxhet të limituar, në varësi të situatës aktuale. Një skuadër me shumë të rinj dhe mbi të gjitha shumë të huaj, Julian Ahmataj ka një mision të vështirësisë maksimale.

Në fakt, deviza e trajnerit ka qenë ajo për të ndërtuar një skuadër që luan, diçka që, në fakt, në shumë prej ndeshjeve ia ka arritur.

Skënderbeu është një skuadër që ndërton, guxon drejt portës kundërshtare dhe i aftë të vërë në vështirësi rivalët, por ndërkohë dimensionet e organikës janë të qarta, të pamjaftueshme për të arritur te ajo që në futboll ka rëndësi në fund, rezultatet.

Në 5 ndeshjet e fundit , 4 humbje dhe vetëm një barazim, rezultate shpesh të kushtëzuara nga mungesa e eksperiencës në grupin e futbollistëve, diçka që këtij Skënderbeu i mungon më shumë se kurrë në këto vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat