Gazeta spanjolle shkruan për dështimin e portierit të Kosovës

Futboll

Gazeta spanjolle shkruan për dështimin e portierit të Kosovës

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:50
Gazeta spanjolle shkruan për dështimin e portierit të Kosovës

Portieri i Kosovës, Aro Muriç nisi aventurë të re në Spanjë në verën që lamë pas te skuadra e Gironas.

Nga Manchester City, portieri shqiptar u transferua te skuadra spanjolle për një edicion.

Përkundër pritëshmërive, Muriç nuk është duke ia dalur mbanë te skuadra që garon në Ligën e Dytë spanjolle.

Gazeta spanjolle "Sport Witness" shkruan se Muriç dhe futbollistët tjerë të huazuar te Girona nuk kanë përmbushur pritëshmëritë.

Ndryshe, Girona pas 18 javësh, ndodhet në vendin e shtatë në tabelë me 28 pikë të tubuara.

Muriç ishte i huazuar edicionin e kaluar te Nottingham Foresti, por edhe aty ishte vazhdimisht në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat