Naim Sojeva - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Naim Sojeva - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:28
Naim Sojeva - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Trajnerët ka pasur detyra të vështira në vitet e 90-ta sepse ishte shumë vështirë t’i tubosh futbollistët e rinj shqiptarë për të stërvitur dhe zhvilluar garat në kuadër të Republikës së Kosovës. 

E para, shumë të rinj kërkoheshin nga regjimi kriminal serb që t’i dërgonin në ushtri kinse në APJ dhe pastaj në frontet e luftës në Kroaci dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.  

E dyta, milicia e pushtuesit serb ka përdorur dhunë të paparë ndaj popullit shqiptarë të Kosovës në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Të jesh sportistë në ato kohëra ka qenë sikur të jesh ushtar në vijën e parë të frontit kundër bandave dhe milicisë serbe.

Naim Sojeva i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër trajnerët më të dalluar të asaj periudhe.
Sojeva si gjithmonë, ka pasur personalitetin e vet, i guximshëm dhe i vendosur në çdo sfidë, duke mos u tremb kurrë nga kërcënimet e okupatorit serb. 

Ai me mijëra sportistë vepruan ashtu si iu ka hije, si trima të vërtetë, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër sfidonin regjimin serb.  

Sojevës, si sot i kujtohen stërvitjet edhe në fushën e futbollit në fshatin Varosh, e cila ishte vërtetë një sakrificë për të gjithë. Ai ndihet krenar që i shërbeu futbollit dhe sportit në përgjithësi të Republikës së Kosovës, në vitet më të rënda, duke iu kundërvu fuqishëm regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat