Vazhdon betejën ligjore me Sportingun

Futboll

Vazhdon betejën ligjore me Sportingun

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:19
Leao

Sipas A Bola, sulmuesit të Milanit Rafael Leao i janë ngrirë asetet në Portugali si pjesë e një veprimi ligjor të marrë nga Sporting CP kundër lojtarit

21 vjeçari ia doli që të largohej nga Sportingu si lojtar i lirë në verën e vitit 2018 pas e paditi klubin pasi që 50 huliganë kishin sulmuar lojtarët e tyre në qendër stërvitore në maj të vitit 2018.

Tifozët ultra sulmuan lojtarët dhe stafin, duke bërë që disa lojtarë të shkëpusnin njëanshëm kontratat e tyre.

Është një betejë ligjore që Sporting është duke e luftuar prej asaj kohe për shkak të humbjeve që kishte pasur klubi dhe këtë rast ata e kanë hapur në mars të 2020, duke detyruar Leaon të paguajë 15.5 milionë euro.

Një dëgjim i ri do të mbahet në CAS (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv” më 26 janar, ku Sportingu shpreson që të fitojë 45 milionë euro nga Leao dhe klubi i tij i vjetër Sporting.

Sipas A Bola, gjatë shqyrtimit të lendes, asetet e Leaos në Portugali janë ngrirë për shka se ai nuk ka mundur që të paguajë 16.5 milionë euro.

Milan e ka paguar Lille 23 milionë euro për të marrë shërbimet e Leaos në gushtin e vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat